Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Austria do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës, veçanërisht për institucionet e sigurisë

Prishtinë, 13 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler, i cili shoqërohej nga atashoja policore, znj. Dalia El-Hennawi.

Ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB. Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

Bëhet e ditur se ministri Mustafa falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, veçanërisht për kontributin që kanë dhënë në kuadër të presidencës së Radhës së BE-së, për forcimin e bashkëpunimit rajonal në forcimin e rendit dhe ligjit.

Ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.