Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Austria do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, veçanërisht në siguri

Austria do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.

Kështu ka thënë ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, në një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

“Gjatë takimit ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB. Ai tha se janë duke punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar. Në fund të takimit ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim të MPB-së.