Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vizituar sot Zyrën e Punësimit në Prishtinë.
Ai ka shpërndarë sot marrëveshjet e punësimit për të rinjtë e regjionit të Prishtinës, në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit për të Rinj”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbrashi u ka dëshiruar sukses të rinjve duke potencuar se kjo iniciativë e MPMS-së me bizneset është treguar e suksesshme dhe me interes të dyanshëm. Shumë prej të rinjve me performancën e tyre të mirë në relacion me biznesin ku kanë punuar, kanë siguruar një vend pune të përhershëm.
Ai ka shtuar se MPMS do të vazhdojë edhe më tutje promovimin e punësimit në sektorin privat edhe në të ardhmen. Projekti është i ndarë në dy skema: skema e praktikës në punë dhe skema e subvencionimit të pagave.
Ky projekt është realizuar mes MPMS-së (Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës) dhe Asociacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ.