Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë me dije se rezultatet e një pune disa mujore, në bashkëpunim me GIZ, sot kanë lansuar programin e nxitjes së punësimit përmes skemës së subvencionimit të pagave dhe trajnimit në punë.
“Në ofertë janë mundësi për 500 subvencionime të pagave, 360 praktikantë në sektorin e veshmbathjeve apo rrobaqepësi, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të drurit, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të metalit dhe 100 praktikantë në sektorin e Teknologjisë Informative”, ka thënë Abrashi në një postim në Facebook.
Sipas tij, në këtë ofertë ka mundësi për 1160 punëkërkues në total.
Ai ka ftuar të gjitha bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar që të aplikojnë pranë zyrave të punësimit “për këtë mundësi të shkëlqyeshme”.
-
Të rinj të rajonit të Prishtinës bëhen me marrëveshje punësimi
-
MPMS dhe GIZ ndihmojnë punësimin në Mitrovicë
-
MPMS dhe GIZ-i, marrëveshje me KAMA-n për punë praktike për 360 punëkërkues
-
Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e Shoqatës së Transportit Rrugor
-
Abrashi: Nesër do të ketë marrëveshje sesi do të mbështeten operatorët e transportit rrugor