Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një statusi në Facebook, ka bërë me dije se javën e kaluar, ministria që ai drejton ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) dhe Shoqatën e Tekstilit KAMA, marrëveshje përmes së cilës MPMS do të dërgojë për praktikë në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit.
Kjo, sipas tij, do të mundësojë që një pjesë e këtyre punëkërkuesve të angazhuar në praktikë të mund të vazhdojnë punën me kontratë të rregullt.
“Praktika do të zgjasë 6 muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6 mujore i ofrohen kontrata të rregullta”, ka thënë Abrashi, ndërsa ka ftuar të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë e interesuara që nga nesër të aplikojnë për këtë mundësi.
“Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjashme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj”, ka potencuar ministri Abrashi.
-
MPMS dhe GIZ ndihmojnë punësimin në Mitrovicë
-
MPMS dhe GIZ nisin programin e punësimit për 1160 punëkërkues
-
Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e Shoqatës së Transportit Rrugor
-
Abrashi: Nesër do të ketë marrëveshje sesi do të mbështeten operatorët e transportit rrugor
-
Hapet mundësia për punë praktike për 400 punëkërkues, paguhet 150 euro në muaj