Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën ka pritur në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Tevide Imeri dhe përfaqësuesit e tjerë të FSSHK-së.
Sipas një njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) në këtë takim temë kryesore kanë qenë kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.
“Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit. Ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtoj me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Të mërkurën Sindikata e punëtorëve të Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK), nëpërmjet një proteste ka kërkuar përmirësimin e gjendjes për stafin e mesëm të administratës dhe atë mbështetës të punonjësve shëndetësorë.
Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me koeficientin e pagave.
Edhe
Punëtorët shëndetësorë me protestë kërkojnë rritje page
Kryetari i Sindikatës, Xhemajl Selmani, ka thënë se shtesat në pagë janë hequr ose përgjysmuar. Ai e ka akuzuar FSSHK-ën për mospërfaqësim të interesave të punëtorëve.
“Kapaku i pakënaqësisë është ulja e pagave të administratës së sistemit shëndetësor. Kërkojmë përgjigje të shpejtë nga instancat menaxheriale, e në veçanti nga MSH-ja. Sot solemnisht proklamoj se ne i kemi ndarë rrugët nga FSSHK-në, e cila me miratimin e heshtur të kësaj situate të krijuar e ka humbur legjitimitetin e përfaqësimit të interesave të punonjësve shëndetësor”, ka theksuar Selmani.
-
Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë nëse nuk u realizohen kërkesat
-
Punonjësit shëndetësorë protestojnë sërish për mungesën e Kontratës Kolektive
-
“Ndërtoni dialogun social”, punëtorët shëndetësorë protestojnë para Ministrisë
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron protestë kundër rritjes “së vogël” të pagave