Përfaqësues të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga z. Shaban Kajtazi, kanë qëndruar sot në Ministrinë e Punës e të Mirëqenies Sociale dhe aty janë takuar me zyrtarë të saj Safet Kamberi, (zëvendësministër). Bahri Xhaferi (drejtori i Departementit të Pensioneve në MPMS).
Zyrtarët nga MMPS, sipas kumtesës ministrore, transmeton Koha.net, shprehën mirëkuptimin e tyre për pensionistët dhe u premtuan atyre se do të shfrytëzohen mundësitë e për t’u përkrahur kërkesat e tyre në përmirësimin e kushteve në objektin e organizatës së pensionistëve, aty ku edhe e kalojnë kohën si dhe një mirëqenie më të mirë për këtë kategori në shoqërinë tonë.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe çështja e objektit të Lidhjes së Pensionistëve në Komunën e Mitrovicës, e cila sipas kryetarit të kësaj shoqate nuk i përmbush kushtet elementare për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.