Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni në Regjionin e Evropës dhe Azisë, si dhe ekipin e tij, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Reçica i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për angazhimet aktuale të MPMS-së dhe rreth ecurisë së procesit sa i përket reformës së sistemit pensional në Republikën e Kosovës ku tha se po planifikohet reformë rrënjësore ligjore dhe të shërbimeve të cilat ofrohen.
Ai tregoi edhe, siç tha, për përpjekjet që po bën MPMS për respektim të të drejtave të punëtorëve ku tha se MPMS ka dërguar për miratim në Qeveri Koncept Dokumentin e Ligjit të ri të Punës i cili do të rregullojë një varg çështjes sa i përket të drejtave të punëtorëve.
Nga përfaqësuesit e Bankës Botërore u mor konfirmimi për vazhdim të mbështetjes së plotë për reformat dhe nismat e ndërmarra si dhe për koordinim të përbashkët në çështje për të cilat MPMS ka nevojë për ndihmë.