Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Stefanie Brodman, me të cilën biseduan për një varg çështjesh të ndërlidhura me reformat e ndërmarra nga MPMS.
Brodman ofroi edhe njëherë mbështetjen e Bankës Botërore për MPMS-në, në përpjekjet e saj për ngritje të përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Ministri Reçica falënderoi Brodman për përkrahjen duke thënë se reformat që ka nisur MPMS vitin e kaluar kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies së përgjithshme të shumë kategorive të shoqërisë, andaj mbështetja nga partnerët, siç është Banka Botërore, është e rëndësisë së veçantë.
Të dy palët u dakorduan për konkretizim të hapave në vijim në kuadër të mbështetjes së ofruar nga Banka Botërore.
-
Banka Botëror premton mbështetje për MPMS –në
-
MPMS me mbështetje të Bankës Botërore
-
Reçica: Rritja e punësueshmërisë kërkon reforma ligjore dhe modernizim të shërbimeve të punësimit
-
Reçica diskuton me përfaqësues të BB-së projektin për punësimin e të rinjve
-
Reçica me FMN-në: Synojmë sistem pensional që do t’i bëjë ballë kohës