Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

U dënua për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale, ATK-ja ndërmerr masa

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj Administratës Tatimore të Kosovës për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.

Me këtë rast, njoftohet se ATK-ja ka zbatuar vendimin e AIP-së brenda afatit të përcaktuar.

Në njoftimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi thuhet se vendimi për shqiptimin e kësaj gjobe ishte marrë më datë 24 janar, derisa kjo e fundit ka ndërmarrë masa të menjëhershme në zbatim të këtij vendimi.

“Administrata Tatimor e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme në zbatim të vendimit të AIP-së, duke dëshmuar në këtë rast, gatishmërinë e tyre për respektim të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paraparë, që çdo kontrollues, përpunues i të dhënave personale, përpunimin e të dhënave të bëjë në mënyrë të ligjshme në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri tek shqiptimi gjobave për mos respektim të dispozitave të parapara në ligj.