Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar 25 mijë e 407 aktivitete te bizneset që kanë rezultuar me 3.1 milionë euro gjoba.
Shqiptimi i këtyre gjobave është bërë në kuadër të aktiviteteve për luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor.
Gjatë periudhës janar-gusht, ATK-ja ka kryer 166 aktivitete për shmangie tatimore, prej tyre janë hapur 19 raste nën dyshimin e shmangies tatimore.
“Këto aktivitete janë zhvilluar në linjë me objektivat e përcaktuara në Strategjinë e Përmbushjes 2022-2026, ku pavarësisht pjesës së kampanjave sensibilizuese, tek të cilat është relevante rritja e edukimit tatimor dhe informimi profesional rreth obligimeve që kanë ndaj institucionit tatimor, ATK është e shtyrë që të zbatoj në përpikëri - dispozitat ligjore për çdo tatimpagues, të cilët nuk i binden thirrjeve të vazhdueshme që ju bëhen që t’i kryejnë me kohë dhe saktë detyrimet tatimore”, thuhet në komunikatë.
-
ATK-ja inkasoi 118 milionë euro më shumë se vitin e kaluar dhe shqiptoi 759 gjoba
-
ATK-ja javën e kaluar grumbulloi 1 milion e 157 mijë euro borxhe
-
Të hyrat e ATK-së u rritën për 14 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit
-
Mbledhja e tatimeve edhe evazioni fiskal, sot në “60 Minuta” me drejtorin e ATK-së
-
ATK-ja gjatë vitit 2025 ka arritur të hyra mbi 1 miliard euro