Gjinekologia Pranvera Zejnullahu-Raci u ka bërë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19.
Ajo ka thënë se pandemia nuk ka përfunduar dhe në bazë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, grave shtatzëna dhe nënave gjidhënëse u lejohet vaksinimi.
“Ju bëj apel që me këshillë të mjekut tuaj të vendosni për vaksinim. Për më shumë nënat gjidhënëse duke u vaksinuar ndihmojnë edhe në shtimin e imunitetit të foshnjës së tyre”, ka thënë ajo.
Të martën një grua shtatzëna ka vdekur pas infektimit me COVID-19. E njëjta raportohet se nuk ka qenë e vaksinuar.
Pranvera Zejnullahu Raci - Mesazhi per grate shtatezena dhe gjidheneseInkurajohen gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të #VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin. #Bashkëiadalim #Vaksinohu
Posted by Ministria e Shëndetësisë on Wednesday, September 1, 2021