Jakup Ismaili drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë ka thënë se me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19 është rritur edhe numri i grave shtatzëna të infektuara.
Ai ka thënë në emisionin SOT se sipas Qendrës për Parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive rekomandohet vaksinimi i shtatzënave, pasi sipas tij, komplikimet te gratë shtatzëna të pa vaksinuara janë të mëdha.
Ismaili ka shtuar se kjo nuk paraqet komplikim te shtatzënat, duke shtuar se preferohet edhe vaksinimi i lehonave.
“Në dy javët e fundit me rekomandim të IKSHPK-së është rritur numri i pacientëve për t’u vaksinuar. Numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar në repartin për COVID-19 janë gjashtë paciente me COVID-19, gjendja është stabile, njëra nga to është me oksigjenoterapi”, ka thënë ai.
Ismaili ka thënë se versioni Delta përhapet më shpejtë dhe atakohen më shumë moshat e reja.
Ai ka thënë se simptomat janë të njëjta te të gjitha moshat.
-
Vishaj: Është shtuar numri i të hospitalizuarve me COVID-19
-
Pacientet në Gjinekologji me simptoma të lehta të COVID-it
-
Shtatzënat udhëzohen që urgjentisht të vaksinohen
-
Rehabilitimi nga Covid-19 zgjat deri në një vit, komplikime në mushkri edhe te fëmijët
-
Asnjëra shtatzënë në Gjinekologji s’është e vaksinuar, Syla bën thirrje për imunizim