(EkonomiaOnline) - Varianti Delta po i atakon moshat e reja dhe gratë shtatzëna të cilat janë me imunitet më të zvogëluar, kështu ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online, Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës Gjinekologjike në QKUK.
Ismaili tha se simptomat janë të njëjta si te fëmijët po ashtu edhe te të rriturit. Sipas tij, format e rënda lënë komplikime në mushkëri nga gjashtë deri në një vit.
“Varianti Delta po i atakon moshat e reja dhe gratë shtatzëna që janë me imunitet më të zvogëluar kështu janë disa forma më agresive sidomos te shtatzënat që kanë qenë të hospitalizuara tek ne. Simptomat janë të njëjta me probleme kardiovaskulare me temperaturë, kollitje. Format e rënda lënë komplikime në mushkëri dhe rehabilitimi zgjat nga gjashtë muaj deri në një vit”, tha Ismaili.
Ismaili lut të gjitha gratë shtatzëna që të vaksinohen sepse është mënyra më efikase për të parandaluar vdekjen nga Covid-19.
“Përveç respektimit te masave anti-Covid, distancë, ikja nga tubimet, higjienë personale, bartja e maskave, mënyra më efikas për të parandaluar vdekjen nga kjo sëmundje është vaksinimi. Andaj lus të gjitha shtatzënat që nuk janë vaksinuar të vaksinohen sepse vaksinimi shpëton jetë”.
Ndërsa doktoresha në Klinikën e Pediatrisë Violeta Grajqevci ka thënë se zakonisht në klinikë lajmërohen dy forma të ndryshme me probleme të frymëmarrjes duke shkaktuar pneumoni të rëndë sidomos te fëmijët që janë të hospitalizuar.
Edhe
Rriten kërkesat për hospitalizim në Pulmologji, përfshirë moshat e reja
Sipas saj, situata në Klinikën e Pediatrisë është stabile dhe janë vetëm 23 shtretër të dedikuar për fëmijët me Covid.
“Zakonisht lajmërohen dy forma të ndryshme me probleme të frymëmarrjes, respiratorë duke shkaktuar pneumoni të rëndë sidomos te fëmijët që i kemi të hospitalizuar. Momentalisht ne nuk mund ta dimë për arsye se tashmë është kjo formë e re në këta dy muajt e fundit që më e shpeshtë është në Kosovë që është lajmëruar te moshat pediatrike mbetet të diskutohet më tutje për pasojat që do të lërë për arsye se ende i kemi disa fëmijë në shërim por për pasoja afatgjate ende nuk mund të themi diçka serioze. Simptomat më të shpeshta janë me kollitje, plogështi, lodhje, madje dhimbje muskujsh dhe kokëdhimbje, jashtëqitje ujore po ashtu edhe më frymëzënie sidomos te format më të rënda kur veç janë atakuar mushkëritë me problemet e pneumonisë atëherë kemi shenja të vështirësisë në frymëmarrje, nevojë për oskigjenoterapi e shumë probleme tjera”, tha Grajqevci.