Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Delta e Omicroni nuk po i kursejnë as fëmijët

Variantet e COVID-19, Delta dhe Omicron, janë më dominueset në botë.

Ato nuk po i kursejnë as fëmijët.

Omicroni ka rritur numrin e fëmijëve të prekur në botë e edhe në Kosovë.

Mbi 1 mijë raste janë konfirmuar gjatë javës te personat e mitur në nivel vendi.

Në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, sipas drejtoreshës Violeta Grajqevci-Uka, të premten të shtrirë ishin vetëm 2 fëmijë me COVID-19.

“Momentalisht i kemi dy fëmijë të hospitalizuar. Simptomat janë subjektive me kokëdhimbje, temperaturë, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, vjellje, diare etj. Moshat janë të ndryshme, prej 2 muajsh deri në 17-vjeç. Sa i përket trajtimit është simptomatik. Antipiretok, vitaminoterapi, lëngje më shumë. E në rast të simptomave më të rënda, atëherë duhet të lajmërohen në Klinikën e Pediatrisë”, ka shtuar Grajqevci-Uka, raporton emisioni “SOT” i KTV-së.

Edhe Mjekët paralajmërojnë për një simptomë të pazakontë te fëmijët që preken nga Omicron Lifestyle Mjekët paralajmërojnë për një simptomë të pazakontë te fëmijët që preken nga Omicron

Duke pasur parasysh faktin se vaksina kundër virusit ende nuk është e lejuar për aplikim te fëmijët e moshës 5-vjeç, prindërit duhet t’i njohin disa nga simptomat e Omicronit tek fëmijët.

Ethe, kollë, frymëmarrje e shkurtër, lodhje, humbje e shijes ose e nuhatjes, dhimbje fyti e dhimbje koke, janë disa nga shenjat që prindërit duhet t’i vërejnë te fëmijët, thekson William Schaffner, specialist i sëmundjeve infektive.