Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve po i paralajmëron urgjentisht gratë shtatzëna që të vaksinohen kundër COVID-19 për shkak të rreziqeve të shtrimit në spital ose vdekjes nga virusi.
Ajo "rekomandon fuqimisht" gratë që aktualisht janë shtatzënë ose shpresojnë të mbeten me barrë, të marrin një vaksinë kundër COVID-19 për të "parandaluar sëmundje serioze, vdekje dhe rezultate të pafavorshme të shtatzënisë".
Shtatzënia rrit ndjeshëm mundësinë e shtrimit në spital ose vdekje nëse një person kontrakton COVID-19, megjithatë "vetëm 31% e shtatzënave janë vaksinuar", tha CDC.
Më shumë se 22,000 gra shtatzëna janë shtruar në spital me COVID-19 dhe të paktën 161 kanë vdekur nga virusi, raporton People.
Kontraktimi i COVID-19 gjatë shtatzënisë gjithashtu ka efekte negative për fetusin dhe mund të çojë në "rezultate të pafavorshme të shtatzënisë" siç janë lindjet e parakohshme, lindjet e foshnjës së vdekur dhe lindja e një foshnje të infektuar me COVID-19.
-
U bëhet thirrje grave shtatzëna dhe atyre gjidhënëse të vaksinohen
-
A janë vaksinat ndaj COVID-19 të sigurta për shtatzënat?
-
Shtatzënat, më të rrezikuarat nga COVID-19
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru