Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tuzi mban zgjedhjet lokale

Foto: Komuna e Tuzit / FB

Në Tuz, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës, më 5 mars mbahen zgjedhjet lokale.

Këto janë zgjedhjet e dyta që kur Tuzi u bë komunë e pavarur.

Nga ora 07:00 deri në orën 20:00, 12.387 banorë do të mund të votojnë në 30 qendra votimi.

Parlamenti lokal ka 32 këshilltarë.

Në këto zgjedhje garojnë shtatë parti dhe koalicione.

Edhe Koalicioni "Forumi Shqiptar" fiton zgjedhjet në Tuz Arbëri Koalicioni "Forumi Shqiptar" fiton zgjedhjet në Tuz

Një pjesë e shqiptarëve në Tuz janë myslimanë dhe pjesa tjetër katolikë.

Tuzi është në qendër të Malësisë, që gjendet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Statusin si komunë e pavarur – që i ishte marrë nga viti 1958 – Tuzi e rifitoi në shtator të vitit 2018, duke u ndarë nga kryeqyteti i Malit të Zi. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës dhe më pas një prej komunave të kryeqytetit.

Për pothuajse dy dekada, kërkesa kryesore politike e partive shqiptare, por edhe e diasporës, ishte që Tuzi të bëhej komunë.

Edhe ​Nik Gjeloshaj thotë se ka arritur fitore bindëse në Tuz Arbëri ​Nik Gjeloshaj thotë se ka arritur fitore bindëse në Tuz

Në zgjedhjet e para të mbajtura më 2019, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq fitoi pushtetin në Tuz.

Shumica e votave u fituan nga koalicioni i partive shqiptare, Forumi Shqiptar, që mbështetej nga një këshilltar demokrat. Ata formuan qeverisjen lokale të udhëhequr nga Nik Gjeloshaj. /REL