Ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
Ambasadori Angili e ka thënë këtë gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku edhe ka dorëzuar letrat kredenciale.
“Në takim me ambasadorin e ri të Turqisë, Presidentja Osmani ka biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve tona, ndërsa ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës që raportet bilaterale dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare të intensifikohen edhe më tej. Njëkohësisht, Presidentja Osmani ka folur edhe për tërmetet shkatërruese në Turqi, të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima dhe në këtë kontekst ka theksuar se populli i Kosovës vazhdon të solidarizohet me popullin e Turqisë në këtë kohë sfiduese, teksa institucionet kosovare vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e autoriteteve turke për t’i tejkaluar pasojat e kësaj tragjedie. Me ambasadorin Angılı, Presidentja Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm. Në temën e zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet. Ndër të tjera, ambasadori Angılı ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet nga Presidenca e Kosovës.
-
Osmani e ambasadori turk flasin për ushtrinë e futbollin
-
Osmani: Turqia mbetet partnere strategjike
-
Turqia premton mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
-
Osmani takon Erdoganin: Kosova, e përkushtuar ta forcojë bashkëpunimin me Turqinë
-
Osmani fton Erdoganin për një vizitë në Kosovë