Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turizmi i lirë i Ramazanit

Mbërritja e autobusit të kuq rrok vëmendjen e qiradhënësve në Shëngjin. Por shumica prej tyre dëshpërohen kur shohin se brenda janë vetëm njëmbëdhjetë turistë.

Madje vetëm tre prej tyre zbresin në qytezën bregdetare në periferi të Lezhës. Shoferi është detyruar ta thyejë rrugën për ta, shkruan sot “Koha Ditore”. Për tetë të tjerët do ta vazhdojë rrugën deri në Velipojë. Për të dyja destinacionet turistike, kanë prerë bileta kthyese prej tetë eurosh në Ferizaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kevin Dajani, banor i Shëngjinit, lëshon dhomë me qira për katër persona në Shëngjin për dhjetë euro. Apartamentet e tij janë në hyrje të qytezës, jo më larg se dyqind metra larg prej plazhit.

Si puna e Dajanit, nxënës i klasës së tetë, dëshpërohen edhe shumë bashkëvendës të tij. Për dhjetë euro mund të merrni një dhomë edhe nëpër bujtinat e tjera përreth... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.