Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, lajmëroi zhvillime në lidhje me marrëveshjen për detin me Shqipërinë, shkak për të cilin ai tha se anëtarët e kabinetit qeveritar nuk do të shkojë as me pushim.
Qeveria Tsipras ka vendosur që gjatë verës të arrijë marrëveshje me Shqipërinë, që do të përfshijë edhe delimitimin e ZEE.
Ministri i Jashtëm grek nga Moska në një deklaratë për mediat ka bërë të qartë se dikasteri i tij nuk do të shkojë me pushime këto muaj. Kjo dhe për faktin se është ende në pritje, takimi i dy kryeministrave Rama dhe Tsipras, të cilët shkurtin e kaluar ranë dakord për të vazhduar negociatat dhe për të mbyllur çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve, njoftojnë medie nga Tirana.
Kreu i diplomacisë greke ka premtuar se brenda verës do të zgjidhë edhe çështjen e ligjit të luftës, një proces që sipas tij nuk ka të bëjë aspak me çështjen çame, por vetëm me rikthimin apo dëmshpërblimin e pasurive të cilët u gjendën në sekuestro pas luftës.
Mediat greke theksojnë se me ato çka janë publikuar deri tani pala greke pranon se në marrëveshjen e 2009 përcaktimi i ZEE ishte bërë me mënyrë të gabuar, ndërsa pala shqiptare pranon edhe ajo gjithashtu se ishujt e vegjël mbi Korfuz luajnë një rol të plote në përcaktimin e kufirit detar.
-
Tsipras: Ligji i luftës dhe kufijtë me Shqipërinë, dy çështjet ende të pazgjidhura
-
Bisedimet për “detin”, Kotzias të enjten në Tiranë
-
Tsipras autorizon fazën finale të negociatave me Shqipërinë
-
Sipas mediave greke: Athina shpall zgjerimin e kufirit detar me 12 milje, pastaj apelohet në Hagë
-
Shqipëria e Greqia pajtohen, çështja e detit në gjykatën ndërkombëtare