Kryeministri grek, Alexis Tsipras, raportohet se ka autorizuar fazën finale të negociatave për çështjet e pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Sipas burimeve të “Top-Channel”, dy ditë më parë, kryeministri grek ka dhënë pajtimin dhe fuqinë ekzekutive për ministrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.
Mësohet se në Kretë, në Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe pak prej pikave me të cilat dy palët nuk kishin një pozicion përfundimtar. Raportohet se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë arritur marrëveshje edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike.
Lidhur me këtë, pala shqiptare ka bërë kujdes, me qëllim zbatimin e përpiktë të së drejtës ndërkombëtare, duke bërë tentuar që të mos “mërzisë” edhe aleatin e madh të Shqipërisë, Turqinë.
-
Tsipras: Ligji i luftës dhe kufijtë me Shqipërinë, dy çështjet ende të pazgjidhura
-
Tsipras: Në verë marrëveshja për detin me Shqipërinë
-
Tsipras për Pashkë në Shqipëri, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të negociuara
-
Tsipras: Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri
-
Sipas mediave greke, ministri Dendias ka rënë dakord me Ramën që të përsëriten bisedimet