Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bisedimet për “detin”, Kotzias të enjten në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të zhvilloje një vizitë në Tiranë këtë të enjte. Sipas burimeve diplomatike greke vizita e zotit Kotzias do të zhvillohet në kuadër të përgatitjes së vizitës që kryeministri grek Alexis Tsipras do të zhvillojë në Shqipëri gjatë muajit prill.

Ende nuk dihet detajet e agjendës së Kotzias në Tiranë, por burime diplomatike greke i thanë Top Channel se Kotzias do të qëndrojë në Tiranë, ku do të ketë takime me homologun Bushati, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e takimit edhe me kryeministrin Edi Rama.

Të njëjtat burime thanë se dy ministrat e Jashtëm do të kenë një takim intensiv, lidhur me çështjet e fundit që kanë mbetur pezull në “shportën” e çështjeve dypalëshe.

Pala greke synon një takim me rezultate konkrete dhe me firmosje të një sërë marrëveshjesh dypalëshe, të cilat tashmë janë dakorduar mes dy vendeve.

Por ajo çka duket se e detyron Kotzias të vijë në Tiranë është shumë gjasë edhe një dakordësi paraprake për marrëveshjet e rëndësishme mes dy vendeve.

Edhe Ministri Grekë mbërrin në Tiranë, takohet me ministrin e Jashtëm Bushati Arbëri Ministri Grekë mbërrin në Tiranë, takohet me ministrin e Jashtëm Bushati

Pala greke dëshiron mbyllje përfundimtare të çështjes së detit, përkundër heqjes së ligjit të luftës nga pala greke.

Burimet thonë se Athina insiston në lënien jashtë çështjeve të diskutuara, ose që do të diskutohen, të çështjes çame, diskutimi i së cilës do të krijonte shumë reagime negative në Greqi, madje edhe ndoshta rënie të koalicionit qeverisës mes Syriza dhe Anel, pikërisht në momentin që krenaria greke është lëkundur prej krizës ekonomike, por edhe prej mbajtjes në burgjet turke, të dy ushtarakëve grekë, të kapur rob prej një patrulle turke një muaj më parë në kufirin greko-turk.