Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri grek Dendias nesër në Tiranë me ultimatumin: Rruga juaj në BE kalon nga Athina!

Mediat greke kanë bërë të ditur se vizita e shefit të diplomacisë greke në Tiranë Nikos Dendias nuk do të jetë një “shëtitje” por do të përmbajë një presion politik për çështjen e integrimit.

Sipas shtypit të Athinës, kryetema e vizitës së Dendias do të jetë marrëveshja për përcaktimin e zonave detare, e cila gjendet prej dy vjetësh në sirtarët e Athinës dhe Tiranës. Bisedimet do të përfshijnë po ashtu përparimin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Evropian.

Një nga mediat online në vend “Law and Order.gr”, e thekson hapur se Athina do t’ia bëjë të qartë Tiranës se vota e saj për hapjen e Konferencës Ndërqeveritare me BE-në do të varet nga qëndrimi i Tiranës për marrëveshjen e Detit.

“Si në Athinë ashtu edhe në Bruksel, askush dëshirojnë t’i japë një çek të bardhë Tiranës në mënyrë që Shqipëria të marrë një pasaportë BE pa u zgjidhur zgjidhja Greko-Shqiptare”, thekson portali.

Qeveria greke ka kërkuar me ngulm që bisedimet të rinisin “sa më shpejt të jetë e mundur”. Presioni është në rritje që kur Greqia nënshkroi marrëveshje për përcaktimin detar me Italinë dhe Egjiptin.

Dendias do të ketë një seri takimesh me drejtuesit e minoritetit grek. Mediat greke shkruajnë se Turqia ka një influencë të madhe në Shqipëri.

“Turqia, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në Tiranë, ka bërë përpjekje sistematike për të sabotuar nënshkrimin e marrëveshjes”, shkruan portali “In.Greece”.

Edhe Kryediplomati grek më 20 tetor viziton Tiranën, kufiri detar në qendër të vëmendjes Arbëri Kryediplomati grek më 20 tetor viziton Tiranën, kufiri detar në qendër të vëmendjes

Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar, ku i ka pyetur krerët e Kosovës nëse mund të zgjidhet një marrëveshje me Shqipërinë pandërhyrjen e Turqisë. Një lëvizje me “spondë” për të përdorur edhe karotën, që është një njohje e mundshme e Kosovës, por edhe shkopin që është një JO e Greqisë si për Shqipërinë në BE, e si për njohjen e Kosovës.

Gazeta e rëndësishme “Kathimerini” në edicionin e saj anglisht shprehte alarmin e saj për vizitën e Ramës në Turqi, pak para se të shkonte në Athinë për bisedime me kryeministrin grek.

“Populli shqiptar parashikon se e ardhmja e tij do të jetë Europa e Bashkuar, dhe jo një model i llojit të Erdogan, dhe as një “Atdheu Blu neo-Osman”, i cili, siç e ka deklaruar Erdogan gjatë një vizite në Tiranë, kufijtë do të arrijnë deri në brigjet e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë!”, shkruante Kathimerini në një koment të sajin, që e mbyll me një presion të pastër: Rama duhet të zgjedhë do të qëndrojë me BE-në apo me Turqinë”./GazetaShqip