Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias mbërriti në mesditë në Tiranë, në një takim kokë më kokë me homologun shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Kjo vizitë vjen thuajse dy javë nga dhënia e autorizimit nga presidenti Ilir Meta, për lëshimin e plotfuqishmërisë për grupin negociator.
Ndërkohë, ende mungon data e vizitës së kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Tiranë, vizitë në të cilën kryeministri Rama ka deklaruara se do të firmoset një dokument i ri i i miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik me fqinjin tonë jugor.
E ndërsa grupet negociatore pritet të ulen për një marrëveshje të re për detin, palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që kanë ndarë palët prej vitesh.
Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia. Kotzias vjen në Tiranë për një vizitë disaorëshe, pasi destinacioni i tij është Vjena, ku do të diskutohet me palën maqedonase për emrin.
-
Bisedimet për “detin”, Kotzias të enjten në Tiranë
-
Kryediplomati grek më 20 tetor viziton Tiranën, kufiri detar në qendër të vëmendjes
-
Bushati e Kotzias takohen dy herë në Rodos, së shpejti nënshkrimi i marrëveshjes
-
Mbyllet pakti Shqipëri-Greqi, pritet nënshkrimi nga Rama e Tsipras
-
Ministri i Jashtëm grek Kotzias viziton Kosovën