Përfaqësues të Fondit Pensional të Kosovës kanë thënë se kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të investimeve që pësuan rënie në muajin shkurt, për shkak të krizës botërore ekonomike si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. Teksa në muajin shkurt investimet ndërkombëtare pësuan rënie prej rreth 90 milionë euro në investimet e Trustit, kthimi i investimeve ka ulur humbjet në rreth 50 milionë euro.
Në një raportim para deputetëve në Komisionin Parlamentar për Buxhet, përfaqësuesit e Trustit kanë thënë se viti i shkuar ka qenë vit me vlerën më të lartë të kthimit të investimeve në histori, me 227 milionë euro. Nga fillimi i funksionimit të Trustit, kthimi i investimeve ka qenë mbi 720 milionë euro.

Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të Fondit Pensional, ka thënë se kriza e fundit ka ndikuar në performancën e investimeve, por pas humbjeve në dy muajt e parë të vitit, në mars ka nisur këndellja dhe se “trendi pozitiv është duke vazhduar”.
Përfaqësuesit e Trustit kanë thënë se situata për tre muajt e ardhshëm është e paparashikueshme, por se besojnë që kthimi do të jetë pozitiv për shkak “të rikuperimit të fundit”.
Për propozimin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti për qytetarët, si iniciativë për tejkalim të krizës me çmimet e larta, ata kanë thënë se janë të gatshëm të përmbushin çfarëdo vendimi që sjell Kuvendi, por kanë vlerësuar se ky duhet të jetë vetëm hapi i fundit që duhet të shqyrtohet si mekanizëm për situata emergjente.
-
OEK propozon investimin e parave të Trustit në projekte zhvillimore në Kosovë, me anë të një ligji të ri
-
Për 4 muaj, 103 milionë euro humbje në mjetet e Trustit Pensional
-
Ekspertët alarmojnë: Fondi i Trustit mbetet i rrezikuar, të merren masa urgjente
-
Trusti vazhdon të operojë me rreth 50 milionë euro humbje
-
Trusti nuk ka pësuar humbje nga kriza në Ukrainë