Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerët ka miratuar tërheqjen e Gregory Kehoe si mbrojtës kryesor i Thaçit.
Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka thënë se vendimi hyn në fuqi atëherë kur Administratorja e cakton mbrojtësin zëvendësues.
“Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiq (aktualisht njëri nga mbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiqi të zëvendësojë Kehoun, Trupi Gjykues ftoi palët dhe Administratoren që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të caktuar Mishetiqin si kryembrojtës të Thaçit sa më shpejtë që të jetë e realizueshme”, thuhet në njoftim.
Trupi gjykues po ashtu ka miratuar tërheqjen e mbrojtësit tjetër të Thaçit, Joe Reeder, ndërsa udhëzoi Administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve të ekipit.
Për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare, ekipi mbrojtës i Thaçit në krye me Kehoen pati kërkuar tërheqjen nga përfaqësimi i Thaçit në rastin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para Dhomave të Specializuara në Hagë.
-
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët
-
Alija: Tërheqja e avokatëve nuk është në favor të gjykimit ndaj Thaçit
-
Ekipi mbrojtës i Thaçit tërhiqet nga rasti, shkaku i mospagesës
-
Tërhiqen avokatët e Thaçit, ankohen për mospagesë
-
Mbrojtja e Thaçit i kërkon trupit gjykues të tregojë se hetimet për trafikim organesh kanë përfunduar