Qarkullonte me armë zjarri pa leje në kryeqytet, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga “Skuadra Shigjeta” e Forcës së Posaçme Shqiponja 31-vieçari. Në pranga ka rënë shtetasi Bylbyl Halili, 31 vjeç, në Tropojë.
Arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Bardhyl” nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30 të së enjtes, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar; automjeti i markës Porsche Panamera; pistoleta e markës “Glock”me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë, kalibër 9 mm; 2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro; 55.500 lekë të reja dhe një telefon i markës Blackberry.
Materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
-
Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për armëmbajtje pa leje
-
Trafikonte armë drejt Kosovës, arrestohet 34-vjeçari nga Tropoja
-
Një i arrestuar në Prishtinë për armëmbajtje pa leje
-
Policia vihet në ndjekje të personit që mbante armë pas informatës që mori nga terreni
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, i sekuestrohen armë, municion dhe drogë