Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 34-vjeçar, banues në Shoshan të Tropojës, pasi tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës.
Sipas Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volkswagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.
“Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Armët e sekuestruara do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, thuhet në njoftim.
-
Kapen dy shtetas të Kosovës me armë e veturë të vjedhur në kufi me Shqipërinë
-
Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta
-
Drejtori i Policisë së Shqipërisë flet për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova
-
Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova
-
Planifikonte të transportonte drogë e eksploziv drejt Kosovës, arrestohet 29-vjeçari në Shqipëri