Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar të hënën në rrugën “Tirana” në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit nga policia i është gjetur një pistoletë.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, të dyshuarit i është konfiskuar pistoleta me një karikator me 13 fishekë të kalibrit 7.65mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.