Tri shkolla të Vitisë nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online), për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve.
SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, SHFMU “Nazmi Pajaziti” në Radivojc dhe SHFMU “Skender Emerllahu” në Ramjan kanë kaluar në skenarin C, siç ka njoftuar Komuna e Vitisë.
“Duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në Institucionet Arsimore. Pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat: SHFMU "Dëshmorët e Vitisë" - në Viti, SHFMU: "Nazmi Pajaziti" - në Radivojc, SHFMU: Skender Emerllahu" - në Ramjan Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it”, ka njoftuar Komuna e Vitisë.
-
Pesë shkolla në Komunën e Vitisë po e zhvillojnë mësimin online
-
Kalon në skenarin C edhe shkolla "Heronjtë e Kosovës" në Hoqë të Vogël
-
Shumë raste pozitive me koronavirus në shkollat e Prishtinës
-
Në Rahovec, 9 mësimdhënës dhe 77 nxënës të infektuar me COVID-19
-
Katër shkolla në Gjakovë kthehen me prani fizike