Lagjet “Dardania”, “Lakërishta” dhe një pjesë e lagjes “Kalabria” në kryeqytet, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të enjten mbrëma nga ora 20:00, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Kjo ndërprerje e furnizimit me ujë ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji prej një gypi.
“Për ta kryer sanimin e defektit, së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosur gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina” të enjten.
Kompania ka thënë se këto lagje mund të mos kenë furnizim me ujë të pijshëm për tri apo katër orë.