Pas vizitës së djeshme në Prishtinë, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon vizituan të mërkurën Mitrovicën.
Në komunikatën e dërguar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës thuhet se, në takim me shoqërinë civile dhe gazetarë u diskutua mbi veprimtarinë e gjykatës.
“Kryetarja theksoi se gjykata mbetet e përkushtuar për të komunikuar në mënyrë të hapur dhe transparente për punën e institucionit dhe procedurat e tij”, thuhet aty.
Ndërkaq, administratorja foli për sistemin e mbrojtjes së dëshmitarëve, pjesëmarrjen e viktimave dhe mënyrën se si Zyra Administrative siguron menaxhimin e objektit të paraburgimit në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Viktimat mund të vazhdojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në procedura dhe unë i siguroj të gjithë se procesi i aplikimit është konfidencial dhe i sigurt. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave është e gatshme të ndihmojë dhe t'i përgjigjet çdo pyetjeje në mënyrë konfidenciale", tha administratorja.
-
Trendafilova kërkon që arkivi të mbetet jashtë Kosovës, kur të përfundojnë gjykimet
-
Kryetarja e Speciales viziton Kosovën
-
Avokati i Popullit letër Trendafilovës, në Speciale po përdoren dokumente të paligjshme nga Serbia
-
Trendafilova: Deri tash nuk është sanksionuar asnjë gjyqtar
-
Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë