Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tregu që mbeti pa ngjyrat e luleve

Megjithëse Komuna e Prishtinës përzgjodhi me konkurs kompanitë për shfrytëzimin e këtyre kioskave, nuk shkoi shumë kohë dhe ato u braktisën.

Në vend të luleve, “Tregu i Luleve” në sheshin “Edit Durham” është mbuluar me glasa dhe pluhur.

Vetëm dy prej tyre kanë mbetur të hapura, megjithëse edhe ato në kushte jo të duhura.

Kompania që po e mban ende të hapur këtë kioskë nuk ka pranuar të flasë para kamerave, por thotë se kjo nuk është shumë e leverdishme pasi nuk janë kushtet e duhura.

Në anën tjetër, qytetarët mendojnë se vende të tilla duhet të ketë sa më shumë nëpër qytet.

Edhe Komuna e Prishtinës bindet se s’ka treg pa leje midis monumenteve Kulturë Komuna e Prishtinës bindet se s’ka treg pa leje midis monumenteve

Për shkak të dashurisë për lulet, ata thonë se këto kioska duhet të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Megjithëse ka disa vjet që ato janë braktisur, Komuna e Prishtinës deri tani nuk i ka larguar bizneset që nuk iu përmbajtën rregullave.

Sipas tyre, shumë shpejt pritet të hapet thirrja publike për këtë treg.

“Së shpejti Komuna e Prishtinës do të hapë thirrje publike për tregun e luleve, ku do të mund të aplikojnë biznese të cilat merren me veprimtaritë e luleve, dhe fituesit do të nënshkruajnë kontratë me Komunën lidhur me shfrytëzimin e tyre”, thuhet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë.

Fillimi i muajit maj do të jetë afati kur do të fillojnë punën bizneset e reja.

Edhe Komuna e Prishtinës s’ndalet, punime pa leje për treg midis monumenteve Kulturë Komuna e Prishtinës s’ndalet, punime pa leje për treg midis monumenteve

“Të gjitha shtëpizat në tregun e luleve, i cili ka për synim mbështetjen e bizneseve që merren me këtë veprimtari, do të fillojnë punën në fillim të muajit maj 2022”, thuhet nga Drejtoria.

Tregu i Luleve është hapur në vitin 2017, ku u përzgjodhën 11 kompani për operimin e tyre me rotacion.