Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa ka marrë vendim që të trefishojë buxhetin për trajtimin e qenve endacakë në nivel të Kosovës, gjë të cilën e ka kërkuar qe dy vjet Asociacioni i Komunave të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Ky komision ka aprovuar rritjen e buxhetit për linjën institucionale, e cila trajton problemin e qenve endacakë në vlerë prej 1.517.374 eurosh, që është trefish më i lartë sesa shuma që ka qenë e dedikuar deri tash, ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se ky komision ka trefishuar buxhetin për trajtimin e qenve endacakë në vend, gjë e cila ka ardhur si përgjigje ndaj kërkesave e brengave të shumë qytetarëve, pasi që, sipas tij, ky problem nacional duhet të zgjidhet shpejt...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë
-
Kryeqyteti s’e kompenson 76-vjeçaren që u sulmua nga katër qen endacakë
-
Iniciohet formimi i shtabit emergjent pas sulmeve të qenve endacakë brenda QKUK-së
-
Shkoi ta vizitojë nënën e sëmurë në QKUK, përfundon si pacient nga kafshimi i qenve endacakë
-
Procedohen për në Kuvend katër marrëveshje ndërkombëtare