Komuna e Prizrenit ka paraparë ndërmarrjen e veprimeve për trajtimin e qenve endacakë, me gjithë projektin e zbatuar nga niveli qendror për menaxhimin dhe kontrollin e këtyre qenve.
Ekzekutivi lokal tashmë ka iniciuar procedurat tenderuese për trajtimin e 800 qenve endacakë, në kuadër të kontratës që ka kohëzgjatjen prej 12 muajve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në njoftimin për kontratë të Komunës së Prizrenit për trajtimin e qenve endacakë të publikuar në portalin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik shkruan se “vlera e parashikuar e kontratës është 45 mijë euro” dhe se “do të trajtohen rreth 800 qen endacakë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Prizreni me 70 mijë euro planifikon trajtimin e 2 mijë qenve endacakë
-
Prizreni kontrakton operatorin për trajtimin e 800 qenve endacakë
-
Prishtina planifikon t’i ndajë nga 50 euro në muaj secilit që adopton qen endacakë
-
Podujeva shpall tender për trajtimin e qenve endacakë
-
Komuna e Prishtinës thotë se deri në fund të vitit do të trajtohen 5000 qen endacakë