Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës thotë se deri në fund të vitit do të trajtohen 5000 qen endacakë

Bajram Gecaj, këshilltar i kryetarit të Komunës së Prishtinës, ka thënë se deri në fund të vitit kjo komunë synon t’i trajtojë 5000 qen endacakë, pas lloteve të shpallura për prokurim publik.

Në “60 Minuta” në KTV, Gecaj ka thënë se “asnjëherë sikur sivjet, Komuna e Prishtinës nuk është marrë me seriozitet me këtë çështje”.

Ai ka thënë se çdo vit janë ndarë nga 70 mijë euro për trajtim të qenve endacakë. Sipas tij, me këtë shumë bëhej trajtimi i rreth 700 qenve, por se numri në Prishtinë ishte shumëfish më i lartë. Gecaj ka thënë se në Prishtinë konsiderohet se janë prej 5000-10000 qen endacakë.

Sipas tij, janë ndarë një milion euro për trajtim të problemit me qentë endacakë. Me 6 llotet e fundit ka thënë se numri i qenve të trajtuar do të shkojë nga 720 në rreth 5 mijë sivjet. Sipas tij, mundësitë e keqtrajtimit të procesit të trajtimit janë minimale pasi “do të sigurohet incizimi i kapjes, trajtimit dhe lëshimit, dhe do të vendosen çipa me të gjitha informatat”.

Gecaj ka folur edhe për një qendër të trajtimit të qenve endacakë, të nisur në Hajvali. Ai ka thënë se në të do të bëhet trajtimi dhe mbajtja e përkohshme. Pas trajtimit, sipas tij, qentë janë më pak agresivë, por jo krejtësisht joagresivë.

Për qendrën e përbashkët me komunat tjera, Gecaj ka thënë “do të jetë unike në rajon”. Sipas tij, ajo do të shërbejë si strehimore, por edhe si hotel për qentë e se dikur komuna planifikon të ofrojë qen për adoptim.

Gecaj ka apeluar që niveli qendror të merret më urgjent me këtë çështje.

Edhe Prishtina planifikon t’i ndajë nga 50 euro në muaj secilit që adopton qen endacakë Arbëri Prishtina planifikon t’i ndajë nga 50 euro në muaj secilit që adopton qen endacakë

Të hënën, një qen endacak kishte sulmuar një 4-vjeçar në kopshtin e një çerdheje në Prishtinë.

DETAJET: