Ndarjen e buxhetit prej 1 milion e gjysmë eurosh nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa për trajtimin e qenve endacakë, në Komunën e Pejës e shohin si një shenjë shprese që do të ndihmojë në uljen e shtimit të popullacionit të qenve endacakë, të cilët llogariten se janë së paku katër mijë në numër në tërë territorin e kësaj komune.
Mirëpo më shumë se njoftimin për këto mjete të ndara, në këtë komunë e as në komunat e tjera përreth nuk kanë njohuri e as nuk u është thënë gjë se si do të ndahen apo veprohet më tutje, shkruan sot Koha Ditore.
Kur është kërkuar nga Qeveria që të ndajë së paku një milion euro për trajtimin e qenve, është përmendur krijimi në tërë vendin të gjashtë qendrave për trajtimin e qenve endacakë.
Për këtë nuk është diskutuar më, dhe ndërkohë nuk është biseduar për format e zbatimit të projektit për trajtimin e qenve endacakë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komuna e Prishtinës thotë se deri në fund të vitit do të trajtohen 5000 qen endacakë
-
Peja po përballet me shtim alarmant të qenve endacakë
-
Intervenimet e Komunës së Prishtinës për qentë endacakë, vetëm sa për ta zbutur situatën
-
Pushteti në Pejë ngre dyshime për trajtimin e qenve endacakë
-
Projektet kundër qenve endacakë - peng buxhetit