Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndahen 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacakë

Qentë endacakë viteve të fundit kanë qenë temë e vazhdueshme debati për faktin se janë shënuar disa raste të kafshimit të njerëzve nga ana e tyre e që për pasojë kanë shkaktuar edhe vdekjen e disave prej tyre, kryesisht fëmijë.

E për pasojë, edhe kandidatët për kryetar komunash në zgjedhjet e fundit lokale patën premtuar se do ta marrin seriozisht këtë çështje dhe do të bëhet trajtimi i qenve endacakë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa sot, Komisioni Parlamentar ka ndarë një fond prej 1.3 milion eurosh për trajtimin e këtyre qenve.

“Komisioni parlamentar miraton kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për ndarjen e 1.3 milion eurove për trajtimin e qenve endacakë”, ka thënë për KTV-në Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.