Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Travel Lemming” vendos Kosovën në Top 5 të vendeve për t’i vizituar vitin e ardhshëm

Prizreni

“Travel Lemming”, një kompani online amerikane, e lexuar nga më tepër se 6 milionë persona, ka shpallur listën e Top 50 destinacioneve në botë për t’i vizituar vitin e ardhshëm.

Në Top 5 është Kosova. Madje Kosova është numër një në Evropë.

“Ndër perlat e fundit të fshehura të Evropës. Vendi më i ri i kontinentit është i përballueshëm, megjapsës dhe shtëpia e disa vendasve miqësorë. Kosova është një nga destinacionet më unike në Evropë, e ndoshta më e përballueshmja. Derisa nuk do të gjeni shumë turistë në Kosovë, do të gjeni peizazhe mahnitëse malore, një kulturë të larmishme kafenesh, xhami e kisha historike, kuzhinë intriguese dhe më shumë flamuj amerikanë se në SHBA. Shpirtrat e guximshëm që guxojnë të zbulojnë Kosovën, do ta shohin se është shumë më e sigurt sesa mendoni, megjithëse këshillohet ende kujdes përpara se të vizitoni rajonin verior”, thuhet në përshkrimin e “Travel Lemming”.

Kjo kompani ka propozuar të vizitohet Parku i Arinjve në Prishtinë, Kalaja e Prizrenit, Bibloteka Kombëtare, po ashtu kafenetë e Prishinës, e Çarshinë e Madhe të Gjakovës.

Rekomandohet që koha më e mirë për të vizituar është nga maji deri në shtator.

Edhe 300 mijë turistë brenda pesë muajve në Kosovë, shumë prej tyre të keqinformuar nga vendet fqinje Arbëri 300 mijë turistë brenda pesë muajve në Kosovë, shumë prej tyre të keqinformuar nga vendet fqinje

Në vendin e parë të kësaj kompanie është Lafayette, Louisana, në vendin e dytë Butani, në vendin e tretë Utila e Hondurasit, në vendin e katërt Ile Sainte Marie e Madagaskarit.

Liqeni i Ohrit në Maqedoni të Veriut është i teti.