American School of Kosova, e njohur si shkolla që krijon liderët e së nesërmes, që nga viti i saj i krijimit, në 2003, u bë adresa e suksesit për shumë nxënës. Me bursa prej qindra mijëra eurosh e dollarësh, nxënësit e kësaj shkolle vazhduan studimet jashtë vendit në shkollat më prestigjioze në botë, duke përfshirë: Harvard University, Pennsylvania University, Yale University, HULT University, ndër të tjerë.
Ata u ranguan ndër studentët më të mirë, dhe vazhduan punën jashtë vendit në pozita të larta, apo u kthyen për të kontribuar në Kosovë përmes krijimit të kompanive të ndryshme inovative, dhe vendeve të reja të punës. Ata i shërbyen misionit të shkollës “Duke i edukuar liderët e së nesërmes për një të ardhme më të mirë” duke sjellur ndryshime pozitive në vend dhe më gjërë.

American School of Kosova, si shkollë e akredituar nga AdvancED, sjellë kurrikulë ndërkombëtare, e cila e kombinuar me praktikën, sjellë rezultatet e lartpërmendura. Me programe brenda dhe jashtë shkollës, mundësi për punë vullnetare, komunikim të ngushtë nxënës-mësimdhënës-prind, këshillim në karrierë dhe studime, American School of Kosova është kombinimi i përkryer i të gjitha komponentëve që e bëjnë një nxënës të suksesshëm.
Motivimi që nxënësit e kësaj shkolle marrin nga mësimdhënësit, menaxhmenti, dhe stafi i tërë, i shtyen ata të arrijnë potencialin maksimal, duke u shndërruar kështu në verzionet më të mirë të të rinjëve në Kosovë.
E lajmi i mirë është që nga 8-31 janar, 2020, edhe ju mund të bëheni pjesë e shkollës më të mirë në vend – American School of Kosova. Mund të transferoheni dhe të transformoheni, duke bërë kështu zgjedhjen për të cilën nuk do të pendoheni asnjëherë. Edhe ju mund të bëheni pjesë e sukseseve të mëdha, dhe të ndryshoni të ardhëm tuaj. Shkolla e ëndrrave ju pret, e ju mos vononi, ejani sa më shpejtë!
* Artikulli i sponsorizuar nga American School of Kosova
-
Bursa për studentët nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në University of York Europe Campus në Selanik, Greqi
-
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në Kampusin e Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik, Greqi
-
Bursa për studentë nga Kosova
-
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë
- Mesazh për Rininë e Kosovës, formësuesit e së ardhmes drejt progresit dhe inovacionit