Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviqi, ka kërkuar shpjegime nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndalimin e saj në pikan kufitare në Merdar, para rreth tri javëve.
“Për gati 20 ditë, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë dhe BIA nuk kanë pranuar të japin shpjegim zyrtar për vendimin”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Sipas saj Vuçiqi ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, për “teket e tij personale” duke e ndaluar atë për disa orë, pasi sipas saj ajo ia ka lëkundur Vuçiqit pushtetin në Kosovë.
Trjakoviq më 15 dhjetor të vitit të kaluar ishte ndaluar për disa orë në pikën kufitare në Merdar. Ajo ishte liruar pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ishte transferuar me ambulancë në spitalin e Prokuples.
-
Trajkoviq: Vajza ime u ndalua nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit
-
Opozitari nga Serbia ndalohet në Merdar, Beogradi akuzohet për përndjekje politike
-
Rashiq: Serbia ndaloi në Merdar edhe Boban Bogdanoviqin
-
Trajkoviqit i rëndohet gjendja shëndetësore, transferohet në spital
-
Trajkoviqi mbahet për mbi 12 orë në Merdar, e përfshirë edhe BIA