Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tirana mbulohet me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të vizitohet nga Përparim Rama

Tirana është zbukuruar me flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë këtë të shtunë, pasi që pritet që kryeqyteti i Shqipërisë të vizitohet nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Këtë vizitë të Ramës, e cila është edhe e para zyrtare në Shqipëri, e bëri të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

I pari i Bashkisë së Tiranës, krah njoftimit ka publikuar edhe disa pamje nga qyteti, ku shihen të vendosura flamujt e dy vendeve.

Veliaj njoftoi se në këtë vizitë të Ramës atje, do të diskutojnë rreth platformës “EYC2022”.

“Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, teksa presim në Bashkia Tiranë Kryetarin e sapo zgjedhur të Prishtinës, Përparim Rama. Mezi pres që #EYC2022 të jetë edhe një platformë për të rinjtë e Prishtinës e së bashku t'i modernizojmë kryeqytetet tona”, ka shkruar Rama.