Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur sot vizitën e tij në Tiranë.
Atje është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Erion Veliaj.
I shoqëruar nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, Rama bashkë me Veliajn do të bisedojnë përreth zhvillimeve dhe bashkëpunimeve mes dy kryeqyteteve të shqiptarëve.
Tirana është stolisur me flamuj të Kosovës gjatë ditës së djeshme, si paralajmërim për vizitën e të parit të Prishtinës atje.