Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mohuar që njeh të dyshuarit që përmendin emrin e tij teksa marrin para nga biznesmeni Faton Dalladaku, shkruan sot Koha Ditore.
Por, në një konferencë për gazetarë të mbajtur të enjten, Veseli nuk i ka komentuar lidhjet e këtyre njerëzve me deputetë të PDK-së. Ai ka kërkuar nga gazetarët që të pyetet vetëm për atë çka ka të bëjë me të.
Ndërkohë ka pasur edhe reagime tjera të shumta për incizimet e shfaqura dhe të botuara në KTV dhe në “Kohën Ditore”, përfshirë një deklarim të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar që të vërtetohet kredibiliteti i deklarimeve në incizimet e publikuara.
Por, në dosjet hetuese ka edhe incizime të tjera ku këta të dyshuar citojnë atë çfarë, sipas tyre, ua ka thënë Veseli në takimet e pretenduara me ta.
Në incizimet e reja sërish protagonistë janë Faton Dalladaku e Kadri Rexhepi. Biseda zhvillohet, sipas pretendimeve të Rexhepit, pak kohë pasi e ka takuar Kadri Veselin. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Analistët shtrojnë nevojën që diskutimet mes spektrit politik të jenë transparente
-
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
-
Hamza bën thirrje për respektim të secilës votë
-
Deliu: Hamza kërkoi që të dy kandidatët për president t'i propozojë PDK-ja
-
PDK-ja nuk merr pjesë në seancën ku diskutohet për çështjen e presidentit