Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK), aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, nuk është intervistuar nga hetuesia në cilësinë e viktimës apo dëshmitarit e as në ndonjë cilësi tjetër, edhe pse emri i tij përmendet në shumë video ku të përfshirë janë edhe dy të dyshuar të grupit që hetuesia pretendon se janë marrë me fajde.
Videoincizimet ku përmendën disa zyrtarë të PDK-së janë duke u endur në Prokurorinë e Shtetit qysh prej vitit 2013. Këto prova i kanë poseduar disa hetues e prokurorë, shkruan sot Koha Ditore. Asnjëri nga ta nuk e ka intervistuar Veselin për përmendjen e emrit të tij në incizime.
Dy prokurori janë marrë me rastin, ndërsa incizimet me vite kanë kaluar nëpër duart e hetuesve policorë.
Gazeta i ka drejtuar pyetje Policisë së Kosovës se a është intervistuar dhe nëse jo, pse nuk është intervistuar Veseli rreth kësaj çështjeje, por ata nuk janë përgjigjur. Në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kanë thënë se përgjigjja duhet të kërkohet në sistemin e drejtësisë.
Në një prononcim për gazetën kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se nuk e di nëse është intervistuar ose jo Veseli në çfarëdo cilësie. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
- LDK-ja thotë se pati alarmuar para 4 vjetësh për fajdetë
- Thellohet “Afera e fajdeve”
-
Shoqëria civile: Përmendja e Veselit nga personat e përfshirë në fajde po kalon pa asnjë reagim institucional
-
Veseli i drejtohet Speciales, kërkon gjykim në kohë të arsyeshme
-
Ish-kreyeparlamentari Veseli deklarohet i pafajshëm në Gjykatën Speciale