Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuk zgjidhet kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, rihapet konkursi

kgjk

Foto: Driton Paçarada

Është rihapur konkursi për kryesues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Kjo pasi dy kandidatët për këtë pozitë, Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaqi në dy raunde votimi kanë marrë numrin e njëjtë të votave.

Zëvendëskryesuesja Arijeta Sadiku ka thënë se konform rregullores, administrata obligohet të rihapë konkursin.

“Meqë asnjëri nga kandidatët nuk kanë marrë votat e nevojshme, andaj konform rregullores konkursi rishpallet. Administrata obligohet të votojë rihapë konkursin”, ka thënë ajo.

Thaqi e Bislimaj kanë marrë nga pesë vota, në dy herët e votimit, ku njëri nga anëtarët ka votuar dy kandidatët, votë e cila konsiderohet e pavlefshme.

Para kësaj mbledhje, në mungesë kuorumi, tri herë radhazi ka dështuar të mbahet mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së.

Edhe Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor Arbëri Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor

Aktualisht këshilli ka 11 anëtarë. Për një anëtar nga radhët e gjyqësorit, respektivisht nga Gjykata Supreme, procesi i përzgjedhjes ka marrë rrugët gjyqësore. 
Në mars të këtij viti Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për kryesuesin e ri.

Kryesues i Këshillit Gjyqësor ka qenë gjykatësi i Supremes, Albert Zogaj, të cilit i ka përfunduar mandati më 9 mars.