Serbia pritet që zgjedhjet presidenciale t’i mbajë edhe në Kosovë. Të paktën kështu është marrë vendim nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë, që të hapë’ 90 vendvotime në Kosovë.
Megjithatë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se në ditët në vazhdim do të merret vendimi për këtë çështje, në bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi theksoi se vendimi i institucioneve të vendit do të jetë vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
“Është një paradoks që përderisa vet serbët e Kosovës bojkotojnë institucionet, tash kemi një rrethanë të mundësisë për organizimin e zgjedhjeve apo kërkesës për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Përgjigjen për këtë do ta dhënë institucionet në mënyrë unike në ditët e ardhshme dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, por, çdo vendim do të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ...që do të thotë se do të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.
Javën që shkoi zyrtarë të Qeverisë së vendit patën paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të merret vendimi nëse do të lejojnë ose jo mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, porse ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.
Kreu i shtetit në këtë intervistë ka folur edhe për tema tjera, siç janë vrasjet politike të ri-aktualizuara ditëve të fundit nga LDK-ja, komisionin për të vërtetën dhe pajtimin, si dhe hapat që do të ndërmerren në rast se nuk kalojnë në Kuvendin e Kosovës, Asociacioni dhe ushtria. Të gjitha këto do t’i lexoni në intervistën e plotë që do të publikohet nesër.