Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se Brukseli pret që Kosova të përmbush kushtin e fundit: ratifikimin e demarkacionit me Malin e zi që të liberalizohen vizat.
Thaçi ka takuar Mogherinin në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munich. Ai ka biseduar me Përfaqësuesen e Lartë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkan.
“U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar ai.
-
Thaçi s’e përmend kushtin e korrupsionit për liberalizim, kërkon që BE të nisë procedurat për heqjen e vizave
-
Thaçi kërkon ratifikimin e demarkacionit për liberalizim vizash
-
Thaçi: BE po e pret demarkacionin për t’i liberalizuar vizat
-
Thaçi shkon në Bruksel, pritet të takojë përfaqësues të lartë të BE-së
-
Thaçi, “i dëshpëruar për mos liberalizimin e vizave”