Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës ta përmbushin kushtin e fundit për liberalizimi vizash – demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka thënë se gjatë këtyre dhjetë vjetëve të pavarësisë, Kosova ka përmbushur 94 kushtet e BE-së për liberalizim vizash dhe se tani ka mbetur edhe një kusht i paplotësuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova do të përballet me sfidat tjera tash kur kemi momentumin për liberalizimin e vizave. Në të ardhmen do t’i kryejmë obligimet tona për të ndodhur liberalizimi i vizave. Kosovës i duhet qartësia. Në qartësinë e BE-së, do t’i ndihmojë vendimmarrja e institucioneve të Kosovës gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme. Të prodhojmë argumente që të lehtësohet liberalizimi i vizave”, ka thënë Thaçi.
“Jam optimist se Kosova së shpejti do të përmbush këtë synim”, ka shtuar ai.
Presidenti gjatë kësaj konference ka thënë se Kosova ka bërë progres të madh në dhjetë vjetët e pavarësisë së saj, duke numëruar njohjet dhe anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare.