Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë për media pas kthimit të tij në vizitën në Neë York dhe Uashington gjatë punimeve të Asamblesë së Organizatës së kombeve të Bashkuara.
Në konferencë ai ka thënë se ka marrë bekimin e plotë amerikan për marrëveshjen finale me Serbinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me të, si dhe demarkimin e plotë me të.
“SHBA-ja ka dhënë mbështetjen e plotë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë duke i dhënë mbështetjen e të plotë arritjes se një marrëveshje për njohje reciproke, përshpejtim të Kosovës drejt NATO-s, dhe BE dhe demarkimin e kufirit. Kam bekimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës, përfaqësoj politikën e jashtme të Kosovës, le ta lexojnë sikurse mos të merrja pjesë e s’do i ikja përgjegjësinë time dhe do shkelja Kushtetutën. Do ishte me rendësi beteja me Serbinë zhvillohet në tavolinë e jo në studio televizive. I ftoj të gjithë të jenë të përfshirë dhe secili duhet të marrë guximin të paraqesë idetë e tyre, është koha të shfaqemi unik para Serbisë”, ka thënë ai.
Ai tutje tha se tanimë Kosova ka katër çështje që janë të rëndësishme duke kaluar në javët dhe muajt e ardhshëm që do i shërbejnë forcimit të shtetit, konsolidimit të brendshme institucional dhe në të njëjtën kohë konsolidimit të paqes në rajon dhe hapjes se perspektivës euroatlantike.
Ajo që është me rëndësi, sipas tij, është që tanimë Kosova është duke zhvilluar një aktivitet të ngjeshur për anëtarësim në Interpol në Asamblesë e që do mbahen në Dubai e cila tha se ka rëndësi të madhe për shtetin e Kosovës.
“Kemi zhvilluar takime me shumë diplomat për të siguruar përkrahje për këtë synim legjitim të Kosovës prandaj anëtarësimi i çështje Kosovës në Interpol është që duhet të na bashkojë të gjitha institucionet publike dhe partitë politike. Ky është interes shtetëror i Kosovës dhe i gjithë qytetarëve dhe i tërë shtetit tonë. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do rrisë përgjegjësinë dhe efikasitetin e institucioneve tona në luftën kundër terrorizmit e krimit ilegal dhe si president i vendit i ftoj shtetet e Interpolit që të na mbështesin për të qenë pjesë e Interpolit. Shpresoj që në ditët javët dhe muajt e ardhshëm do të jetë më e madhe”, ka thënë ai.
Thaçi tha po ashtu se çështje jetike është liberalizimi i vizave si arritja më e madhe e Kosovës dhe sipas tij dallimet opozitë dhe pozitë duhet të tejkalohen për këtë qëllim.
Edhe
Thaçi: E kemi përkrahjen e plotë të presidentit Trump – ta shfrytëzojmë momentumin
“Thërras të gjithë politikanët dhe partitë politike në vend që të kemi një kontinuitet dhe qëndrim të përbashkët që me një zë të flasim që në një afat të shkurt kohor prej disa muajsh të arrijmë liberalizmin e vizave, nëse ne si politikë dhe institucione të Kosovës nuk do jemi të bashkuar për këtë temë për liberalizmi e vizave dhe të argumentojmë plotësimin e të gjitha kritereve do rrezikojmë të gjithë procesin që të shtyhet për vitin 2020. Nëse jemi të bashkuar kjo e arritur do arrijë shpejt. Ftoj të gjithë të ngrihemi mbi çdo interes politik elektoral, të gjithë duhet të prezantojmë progresin pa dallime”, ka thënë ai.
“Liberalizmi i vizave ndodh për të gjithë qytetarët dhe duhet të vazhdojë vizioni i qëndrueshëm i spektrit politik, vendimi për liberalizmit të vizave është në duart tona. Askush prej nesh që jemi në ballë të shtetit të Kosovës nuk ka të drejtë të rrezikojë liberalizmi e vizave dhe është koha e fundit të jemi një dhe unik për liberalizmin e vizave. Temë tjetër që e kemi diskutuar me të gjitha autoritetet çoftë me ata të Amerikës çoftë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s çoftë me përfaqësuesit e vendeve evropiane ka qenë procesi i transformimit të FSK-së në forca të armatosura. Tani ky proces ka hyrë në fazën e fundit me miratimin për në Kuvend të ligjit deri këtu kemi arritur me një partneritet me NATO dhe Amerikën dhe kjo do ndodh edhe kur do ndodh me transformimin”, ka shtuar Thaçi.
Ai ndër tjerash iu ka përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve për disa çështje përfshirë protestën e nesërme të organizuar nga opozita.
-
Thaçi: Nëse s’e shfrytëzojmë këtë moment mbesim të lënduar e të izoluar prej bashkësisë ndërkombëtare
-
Thaçi thotë se nuk krijojmë Republikë Serbe në shkëmbim për liberalizim të vizave
-
Thaçi në Bruksel: Ngadalësimi i vendimit për liberalizim, i papranueshëm
-
Thaçi, “i dëshpëruar për mos liberalizimin e vizave”